“Rifat Jashari mos u shit për do gogla?!”, ja arsyet pse duhet ta refuzojë vendimin e qeverisë - Bota Sot
“Rifat Jashari mos u shit për do gogla?!”, ja arsyet pse duhet ta refuzojë vendimin e qeverisë

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

“Rifat Jashari mos u shit për do gogla?!”, ja arsyet pse duhet ta refuzojë vendimin e qeverisë

Nga: P.R Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:49
Rifat Jashari dhe Ramush Haradinaj

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, i ka bërë thirrje publike kryefamiljarit të familjes së komandantit legjendar, Rifat Jasharit, që ta refuzojë ndihmën e Qeverisë Haradinaj, e cila së fundi mori vendim që Rifat Jashari të ketë veturën dhe shoferin e tij, si dhe pension me vlerë 1000 për çdo muaj.

“Unë e dijë se sot Familja Jasharaj nuk ka nevojë qe pas 19 viteve t’i jepet një ndihmë sociale Popullit do ti vinte mërzi me mendu se kjo Familje na qenka ba për ndihma. Kjo Familje, duhet ta dinë gjithkush së nuk guxon ta përkulë askush, nuk guxon përdhos askush, sepse kjo familje është ikona e Kosovës, është krenaria e Kosovës dhe sepse kjo Familje nuk ka nevojë për ndihma sociale. I drejtohem publikisht, si atëherë kur iu drejtova edhe Familjes Rugova, se Familja Jasharaj dhe posaçërisht Rifat Jasharaj ti thotë Qeverisë: JO, JU FALEMENDERIT PËR KËTË NDIHMË QE MA KENI NDA POR NUK E PRANOJË”, shkruan Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Rifat Jashari mos u shitë për do gogla?!

Image
Binak Maxharraj

Gjithmonë kamë thanë dhe po e përsëris së në Kosovë janë dy Familje emblematike te cilat i donë dhe i respekton populli ato janë: Familja e Adem Jasharit dhe Familja e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Këtë vit kur Presidenti Hashim Thaçi e hapi thesin duke çkepë (nda) Dekorata Presidenciale të birit e dreqit, pa kurrfarë kriteresh dhe vlerash. Një ditë mu errësuan sytë kur e pashë Fanën, bashkëshorten e të ndjerit Presidentit Ibrahim Rugova në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi duke e pranuar dekoratën. Gati së nuk u çmenda. Thash me vete po si është e mundur qe Familja Rugova ta pranojë një dekoratë nga njeriu i cili deri dje e ka pas në grykë të pushkës, e ka shantazhuar, e ka kërcënuar deri në vdekje, bile janë bë edhe disa atentate në të, kur edhe Familja Rugova e ka ditë së çfarë mendimi te keq ka pas  për Hashim Thacin, kur fillë pas luftës patë thanë: duhet ndal këtë njeri sepse është i rrezikshëm nëse vjen në pushtet, por edhe në atë fareë autobiografinë e tij të shkrueme na të tjerët, nuk pat lënë gjë të keqe pa thanë për Ibrahim Rugovën. I zemëruar, por edhe më shumë i dëshpëruar reagova hapur, publikisht në media, duke e lutur Familjen Rugova qe te marrë forcë e kurajo qe ta kthej këtë dekoratë, jo duke e nënçmuar vlerën e dekoratës, por thjeshte duke e ditur se nga kush e dekoron.

Por Hashim Thaçi bani shumë mirë që nuk e “flliqi” vete e nuk i ndau edhe Familjes Jashari këtë medalje, sepse ndoshta, sipas tij kjo familje e bekueme nuk e ka merituar. Ironike dhe cinike.

Sot, poshtu mora vesh në media se pas 19 viteve në liri dikujt, pra Qeverisë Harajdinaj i paska ra ndërmend që ti ndanë ndihmë Rifat Jasharit: 1000 euro ne çdo muaj një veturë dhe një shofer. E çuditshme. Sikur Familja Jashari na qenka bë për ndihmë sociale. Familja Jashari është familja me heroike, me emblematike me e dashura në krejt Kosovën. Ajo është edhe sakrifica me e madhe në luftën e Kosovës. Ajo për këtë liri e flijoj gati krejt familjen. U kapë fyt për fyt me armikun me krejt familjen më një armatim te dobët, sepse “këta te luftës” ia kishin ndalë armatimin, ia kishin ndalë ndihmat te dërguar për të, e lanë ashtu të vetëm te luftoi me armikun, derisa ia farosen krejt familjen, pa i ndihmu askush, anipse këta ”fakirat” gjendeshin aty afër rreth maleve te Prekazit bajshin ahmin, bajshin sehire kur shkijet e farosen këtë familje.

Familja Jashri, por edhe tashti Kryefamiljari i sajë Rifat Jashari, janë krenaria e Kosovës, janë simboli i lirisë së Kosovës, janë dashuria e Kosovës. Këtë Familje sot e respekton, e nderon dhe i përkulet e tërë Kosova, pos Hashim Thaçit i cili qe 19 vite në liri nuk ia shkeli derën e shtëpisë kësaj familje, i cili nuk guxon te përballët sy me sy me Rifat Jasharin. Pse, vetëm ai e dinë.

Unë e dijë se sot Familja Jasharaj nuk ka nevojë qe pas 19 viteve t’i jepet një ndihmë sociale Popullit do ti vinte mërzi me mendu se kjo Familje na qenka ba për ndihma. Kjo Familje, duhet ta dinë gjithkush së nuk guxon ta përkulë askush, nuk guxon përdhos askush, sepse kjo familje është ikona e Kosovës, është krenaria e Kosovës dhe sepse kjo Familje nuk ka nevojë për ndihma sociale. I drejtohem publikisht, si atëherë kur iu drejtova edhe Familjes Rugova, se Familja Jasharaj dhe posaçërisht Rifat Jasharaj ti thotë Qeverisë:

JO, JU FALEMENDERIT PËR KËTË NDIHMË QE MA KENI NDA POR NUK E PRANOJË.

Nuk mundëm ta pranojë sepse nuk kamë mbete ne ndihma nga Qeveria. Sot e kamë plot familjen me nipa e mbesa, nuk jemi ne hall as ne derte Ndihmat më mire qojani luftëtarëve te lirisë te cilat sot jetojnë ne skamje e e varfëri.

Refuzimi i kësaj ndihmë ”sociale” do te ia rriste edhe më shumë simpatinë e kësaj familje ne popull, sepse askush besoj nuk do te deshironte, bile as unë, te shohë te vozitet Rifat Jashari me veturat e Qeverisë sepse edhe populli do ta kuptonte keq duke thanë ja edhe ky u...jo jo mos lejoni qe populli të ju sheh me sy të keq...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test