Vdekja e Drin Lekut, Kamishi ministrit Ismajli: Mos hesht, por reago - Bota Sot
Vdekja e Drin Lekut, Kamishi ministrit Ismajli: Mos hesht, por reago

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Vdekja e Drin Lekut, Kamishi ministrit Ismajli: Mos hesht, por reago

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 18:21
Uran Ismajli

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli që të reagojë lidhur me vdekjen e Drin Lekut (19) nga Baica e Drenasit, pasi atij nuk i ishte ofruar trajtimi i duhur mjekësor.

Ai në një postim në Facebook shkruan se gjendja në sektorin e shëndetësisë në Kosovë nuk është aspak e mirë dhe se këtë më së miri e tregoi edhe rasti i fundit i vdekjes së të riut.

Postimi i plotë:

Ministër i Shëndetësisë Uran Ismajli mos hesht, reago dhe vepro për rastin e vdekjes së Drin Lekut.

Z. Ismajli kur ju keni marrë detyrën një vit më parë, pat ndodhë rasti i vdekjeve te dyshimta në QKUK, për shkak të gazit oksidul, ju reaguat dhe keni bërë mirë qe keni bërë shumë deklarime të cilat sot nuk po ua rikujtoj sepse besoj se e dini çfarë keni thënë, ju reaguat edhe ne disa raste të tjera, ju reaguat dhe gjatë kësaj jave për disa inspektime e ndëshkime në QKUK, prandaj ju duhet të reagoni dhe veproni në rastin e vdekjes së Drin Lekut.

Ministër ju nuk duhet të heshtni në këtë rast, ju duhet te reagoni, ju duhet të shkoni në Baicë të Drenasit në familjen Leku të cilët humbën birin e tyre Drinin 19 vjeçar. Në Baicë, në familjen Leku do të shihni pasojat e mos funksionimit të sistemit tonë shëndetësor. Sipas deklarimit të familjarëve të Drin Lekut ai disa herë ishte për trajtim në institucionet shëndetësore publike, por derisa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar atij nuk i ishte ofruar përkujdesja dhe trajtimi i duhur mjekësorë, për pasoj gjendja e tij ishte rënduar se tepërti dhe përfundoi me fatalitet.

Ministër jeni deklaruar për sistem shëndetësor të qasshëm dhe të barabartë për të gjithë, por të cilin familja Leku nuk e morri për fëmijën e tyre Drinin. Prandaj ju duhet ta vizitoni familjen Leku, të shini në sy realitetin dhe pasojat e sistemit të rrënuar shëndetësorë (për të cilin në vazhdimësi kam qenë kritik edhe para ardhjes tuaj), të ju shprehni ngushëllime familjarëve, por edhe të premtoni se të gjithë ata që neglizhuan rastin do të dalin para drejtësisë. 

Z. Ismajli, ju jeni ministër i tërë sistemit shëndetësor, i të gjithë qytetarëve të Kosovës, keni marr përgjegjësi, prandaj ju takon të reagoni, të deklaroheni, të veproni, të merrni vendime edhe në raste të vështira, Shëndetësia nuk është vetëm një shërbim, nuk është ID kartela, inspektimi i drejtorit Bastri Sejdiu ditë më parë dëshmoi këtë. Shëndetësia jonë prej pas luftës është duke vuajtur për menaxher, për përgjegjshmëri, për sigurime shëndetësore, për mungesë të barnave, për mungesë të aparaturave mjekësore, për mungesë të planifikimit dhe menaxhimit human, për mungesë të funksionim të sistemit shëndetësore etj. Shëndetësia në rastin e Drin Lekut e ka një dis-like të madh, prandaj ju takon që të përballeni me të dhe me dis-liket e shumta në shëndetësi nëse vërtet dëshironi që të përmirësohet gjendja në këtë sektor,  nëse ju keni vullnetin, guximin dhe dijen që të përballeni me dis-liket e shëndetësisë sot, ju në fund të mandati për punën tuaj do të vlerësoheni me like të madhe që i adhuroni shumë, por nëse ju sot vraponi vetëm pas likeve të FB, puna e juaj në fund të mandati do të jetë nj ë dis-like e madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test