Prokuroria: Imami kërcënoi se do t’ia djegë odën Hashim Thaçit - Bota Sot
Prokuroria: Imami kërcënoi se do t’ia djegë odën Hashim Thaçit

Aktuale

Prokuroria: Imami kërcënoi se do t’ia djegë odën Hashim Thaçit

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 18:49
Hashim Thaçi

Në deklaratën e tij dhënë në polici vëllai i Presidentit Thaçi, Agim Thaçi ka shpjeguar kërcënimet të cilat ai pretendon se i kishte marrë familja nga e imami i xhamisë në Jashanicë Asllan Bajraktari.

Në vendimin e gjykatës të cilin e ka siguruar KALLXO.com shkruhet se Agim Thaçi i ka thënë policisë se i pandehuri gjatë takimit i kishte thënë se dy herë ka shku me jau kallë odën po e ka gjetë derën e mbyllur.

“Kam ardhë për bela i kam shishet e benzinës për me ua djegë odën po dera ka qenë e mbyllur” ka deklaruar Thaqi në polici duke shpjeguar deklaratat e Bajraktarit.

 

***
Një imam i xhamisë po dyshohet për kërcënimin e bërë ndaj familjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kallxo.com ka siguruar një vendim të gjykatës ku ofrohen detaje për identitetin dhe pozitën e personit i cili u arrestua për kërcënimin e familjes së presidentit Hashim Thaçi.

Sipas këtij vendimi i dyshuari është është Asllan Bajraktari, imam i xhamisë në Jashanicë.

Bajraktari në vendimin e siguruar nga kallxo.com ka mohuar të ketë kryer veprën e cila i vihet në barrë.

Sipas burimeve fshatari i Jashanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes ku ka kërcënuar familjarët.

Arsyeja e kërcënimit sipas burimeve të kallxo.com është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani.

Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje.

Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, tha se një person është ankuar në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim.

Sipas Zahitit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet.

Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test