Familja nga Drenasi: Mustafa Bajrami gënjeu për haraç, kërkuam dëmshpërblim për maltretimet që i bënë vajzës sonë - Bota Sot
Familja nga Drenasi: Mustafa Bajrami gënjeu për haraç, kërkuam dëmshpërblim për maltretimet që i bënë vajzës sonë

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

Familja nga Drenasi: Mustafa Bajrami gënjeu për haraç, kërkuam dëmshpërblim për maltretimet që i bënë vajzës sonë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 21:06
Mustafa Bajrami dhe Mulla Osman Musliu

Mustafa Bajrami po duket të mos ketë thënë të vërtetën kur alarmoi se i është kërkuar haraç. Ai është demantuar nga një hoxhë i Drenasit dhe nga Familja ku kishte ndërmjetësuar një pajtim. Mehdi

Hamiti ka thënë se kanë kërkuar dëmshpërblim nga familja e ish-të fejuarit të vajzës, e jo haraç. Ai thotë se vajza e tij edhe kur ishte e mitur ishte keqpërdorur nga familja Bajrami.

Mustafa Bajrami është demantuar se dikush i ka kërkuar haraç si pasojë e përfshirjes së tij në një aktivitet pajtimi ndërmjet për një problem martesor të dy familjeve, njërës të Gjilanit e tjetrës së Drenasit.

Bajramin e ka demantuar Hoxha i Drenasit, Mulla Osman Musliu, i cili ka kërkuar ballafaqim publik Mustafës, i cili u paraqit si viktimë, ndërkohë, kishte qenë ndërmjetësues në pajtimin e dy familjeve.

Familja e cila akuzohet që ka kërkuar haraç nga Mustafa Bajrami, po thotë se deklaratat e tij janë të pavërteta.

Mehdi Hamiti, i cili ka vendosur që problemin e vajzës së tij me të fejuarin e vet ta zgjidh përmes formave primitive, Kanunit dhe fesë, thotë se problemi familjar ekzistonte që nga marsi.

Sipas tij, Mustafa nuk di ta dallojë çka është haraçi e çka dëmshpërblimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test