Profesori ndërkombëtar zbulon dy politikanët më të fuqishëm shqiptarë, bashkëpunëtorë të Vuçiqit

Aktuale

Profesori ndërkombëtar zbulon dy politikanët më të fuqishëm shqiptarë, bashkëpunëtorë të Vuçiqit

Nga: P.R Më: 13 gusht 2018 Në ora: 13:59
Vuçiq, Rama dhe Thaçi

Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se sot presidenti Vuçiq ka si bashkëpunëtorë dy politikanët më të fuqishëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“PARADOKS! Në mars të vitit 1913, kur në Londër ambasadorët e Fuqive të Mëdha diskutonin për fatin e shtetit shqiptar, kryeministri i Serbisë, Nikolla Pashiq, u shkruante ambasadorëve të tij në Peterburg, Vjenë, Paris, Berlin, Londër dhe Romë E U THOSHTE se "Duhet të luftoni që t'i bindni autoritetet se krijimi i shtetit shqiptar në Ballkan do të krijojë destabilitet dhe pasiguri të përhershme. Por edhe nëse nuk arrihet kjo e krijohet një shtet shqiptar, punoni me diplomacinë e vendit ku jeni, me qëllim që ky shtet të jetë sa më i vogël e të mos ketë fuqi të mbijetojë"!”, shkruan Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Enver Bytyçi

“Sot po vihet në jetë e njëjta filozofi antishqiptare, tashmë me Kosovën. Beogradi u përpoq me gjithçka të evitojë krijimin e shtetit të Kosovës, por në pamundësi për ta realizuar këtë, kërkon copëtimin e saj me qëllim që shteti i Kosovës të mos mundet të mbijetojë. Pamundësia për të mbijetuar do të thotë zhdukje e Kosovës, sepse një lloj shteti të tillë Serbia e komandon njësoj si në kohën e Milosheviçit. Por më 1913 Pashiq nuk kishte asnjë bashkëpunëtor shqiptar. Sot presidenti Vuçiq ka si bashkëpunëtor dy politikanët më të fuqishëm, kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Kosovës?!”, përfundon shkrimin e tij, profesori Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat