Si e njoha Thaçin? Rrëfehet shoku i studimeve: Hashimi vuan për pushtet e para, për to i vë flakën Kosovës - Bota Sot
Si e njoha Thaçin? Rrëfehet shoku i studimeve: Hashimi vuan për pushtet e para, për to i vë flakën Kosovës

Aktuale

E premte, 16 nëntor 2018

Si e njoha Thaçin? Rrëfehet shoku i studimeve: Hashimi vuan për pushtet e para, për to i vë flakën Kosovës

Nga: P.R Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:51
Hashim Thaçi

Opinionisti Sali Rexhaj, ish shok i studimeve i presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka treguar se si është njohur me Thaçin gjatë studimeve.

Rexhaj, në rrëfimin e tij shkruan se Thaçi ishte suspenduar nga posti i prorektorit student sepse ishte zbuluar se kishte falsifikuar certifikatën e notave, ku notat e ulëta si 6,7... i kishte bërë krejt 10-she.

Më tej, shoku i studimeve të Thaçit, shkruan se presidenti për pushtet e para i vë flaken Kosovës.

“Loja me anulim te Gjykatës Speciale, formim te ushtrisë, kidnapimi i qytetareve turq ne territorin e Kosovës dhe bashkëpunim i AKI e policia e Kosovës me agjent te Erdoganit, ndërrimi i territoreve dhe kontestimi i kufijve te Kosovës... Hashimi vuan per pushtet e para, per to i ve flaken Kosoves. Nuk njeh ligj, kushtetute as Zot. Ky njeri duhet te ndalet sa me pare nga partite, Qeveria e Kuvendi”, shkruan ndër tjerash Rexhaj, përcjellë “Bota sot”.

Image
Sali Rexhaj

Ky është postimi i plotë:

Si e njofta Hashim Thaqin!

Me ka rene ne sy diku gjate protestave te studenteve ne perkrahje te minatoreve gjate vitit 1989.

Por saktesishte me te jam takuar dhe kemi pire kafe ne fillim te vitit 1990 dhe kemi vazhduar me shoqerim e bashkepunim deri ne vitin 1994 kur u largua nga Kosova.

Per here te pare ka ardhe te une per te kerkuar pejkrahje ne qershor te vitit 1991.

Ishte fjala per nje fondacion te cilin e kishin formuar nje grup aktivistesh, mes tyre edhe e fejuara, tani bashkeshortja ime. Ky fondacion kishte tubuar disa qindramija marka nga te cilat ndante bursa per student. Por meq Hashimi ne kete kohe ishte nder studentet aktiv, ishte ne kryesi te Unionit te Pavarur te Studenteve, kryetar ishte Mehe Uka. Hashimi kerkoj nga una qe te ndikoja te anetaret e ketij fondacioni qe parat ti dorezoheshin UPS. U befasova shume.

-Nuk eshte e mundur te ndodhe kjo-i thash. Ata i kan tubuar parat dhe ata i menagjojne. Hashimit ne asnje menyre nuk i mbushej mendja, me çdo kusht ngulte kembe se keto para duhet ti dorezohen atij.

Me vone, gjate vitit 1991/92 Hashimi u zgjodh prorektor student, pozite e cila paguhej, kurse une anetar i kryesise se PPK. Aty mu dha detyre qe pos tjerash te bashkepunoja me organizata rinore, ne Kosove dhe vise tjera. Shume parti kishin sekcione per te rinje. Ne LDK-e ishte Forumi Rinor edhe ne Shqiperi PD e formoj ate ku mora pjese ne themelim kah fundi i gushtit 1991 ne Tirane.

Ne fund te vitit 1992 vendosem qe te fillojme me akcione te armatosura ne Kosove, u ulem bashk ne Seli te LDK-es Zenun Pajaziti kryetar i FR te LDK-es, Fisnik Cukaj kryetar i UPS ne kete kohe, Hashimi nga pozita e prorektorit student. dhe une ne emer te PPK. Ne PPK tani me i kishim kater grupe te tilla.

Takoheshim rregullisht, po per gjera e akcione konkrete nuk diskutonim, duhej mbajte sekret te gjitha veprimet. Ne perkrahnim grupet e vogla te shtrira ne Kosove, secili aty ku kishte ndikim.

Pas pak kohesh kryetar i UPS u burgos shkaku i nje mbledhje ne Ujmir, keshtu qe kontaktet u reduktuan shume. Ne kete mbledhje kishte marre pjese edhe Hashimi, po nuk kishte diskutuar dhe nuk u kIshte rene ne sy spiuneve te infiltruar aty.

Ne fund te vitut 1993 me than se po me kerkonte Rektori Ejup Statovci, njihesha mire me te per faktin se bashkepunoja shume me UP rreth gjetjes se objekteve per mesim, pas largimit te studenteve e profesoreve nga objektet e tyre. E dinte se e kam mik te mire Hashimin.

Ma tregoj nje ngjarje te hidhur.

Hashimin e kishte suspenduar nga posti i prorektorit student sepse ishte zbuluar se kishte falsisfikuar çertifikaten e notave, ku notat e ulta si 6,7... i kishte bere krejte 10-she. Me pyeti a mos e dija edhe une kete pune. I tregova se nuk kisha lidhje me kete falsifikim.

E kerkova Hashimin po nuk e gjeta me kurre. U zhduk nga Prishtina e Kosova.

Deri ne tetor te vitit 1998 kur u takua me ambasadorin Hill ne Dragobil te Malisheves, dhe kete takim e publikuan mediat, nuk e dija se ku ndodhet. Tani ishte Drejtor i Drejtorise Politike te UÇK-es. Mbante uniforme dhe nje fletore e nje laps gjate takimit.

....

Lojerat me mos nenshkrim te marreveshjes se Rambujes, duke kushtezuar marrjen e qeverise dhe fondin e Bukshit. Veprim i cili i dha kohe Serbise qe te sjelle forca te medha ushtarake dhe na kushtoj me mijera viktima te pafajshme. Plaqkitjet, vrasjet e hajnit gjate e pas luftes. Marrja e pushtetit me vrasje e dhune.

Pastaj luften se kush do ta lexoj deklaraten e pavaresise me 17.2.2008 duke u kercnuar se ose e kexon ai ose nuk shpallet pavaresia fare, per mua ishin gjera te njohura.

Loja me anulim te Gjykates Speciale, formim te ushtrise, kidnapimi i qytetareve turq ne territorin e Kosoves dhe bashkepunim i AKI e policia e Kosoves me agjent te Erdoganit, nderrimi i territoreve dhe kontestimi i kufinjeve te Kosoves...

Hashimi vuan per pushtet e para, per to i ve flaken Kosoves. Nuk njeh ligj, kushtetute as Zot.

Ky njeri duhet te ndalet sa me pare nga partite, Qeveria e Kuvendi.

E ka humbe rrugen ne oborr. Ka dale plotesisht nga kontrolli i institucioneve tona e miqeve dhe aleateve tane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test