Sot nis gjykimi ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Klinë - Bota Sot
Sot nis gjykimi ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Klinë

Aktuale

Sot nis gjykimi ndaj serbit të dyshuar për krime lufte në Klinë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 09:58
Milorad Zajiq

Sot në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të fillojë gjykimi ndaj Milorad Zajiq, i akuzuar për krime lufte në Dush të Klinës.

Ai akuzohet se u përfshi në përndjekjen e fqinjëve të tij duke ofruar shtëpinë e tij si bazë për ushtrinë e duke qëlluar në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se 19 qershor, Zajiqi e nisi betejën kundër shqiptarëve.

Sipas aktakuzës, ai ishte parë nga fqinjët derisa shkarkonte nga makina e tij Zastava armë ndërsa në mbrëmje i vetëm kishte nisur të qëllonte në drejtim të shtëpive të shqiptarëve.

Nga këto sulme mbetën të djegur në shtëpitë e tyre tre të moshuarit  Zade, Osman dhe Haradin Marmullaku.

Viktima të këtyre sulmeve ishin edhe katër banorë të tjerë të vrarë gruaja dhe vajza e të dëmtuarit Xheme Marmullaku dhe Ismet e Bashkim Marmullaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat