Një fotografi e publikuar nga një faqe e facebookut, “Albin Kurti Kryeministër”, e liderit të VV-së, Albin Kurtit është bërë virale në rrjetet sociale.
Kjo faqe, ka publikur një fotografi gjatë demonstratave të shqiptarëve gjatë viteve të 80-ta, ku shihet Albin Kurti në ballë te tankeve serbe, shkruan gazeta “Bota sot”.
‘Albin Kurti si luan para makinerisë dhe tankeve të Millosheviqit gjatë demostratave”, shkruan faqja e cila e publikoi këtë fotografi.
Albin Kurti, në atë kohë ishte student në Universitetin e Prishtinës dhe ishte një prej organizatorëve të asaj kohe të demonstarave që ndryshuan kahjen e ish Jugosllavisë.
Kurti, si gjithmnonë ishte i pari, ashtu siç shihet edhe në fotografi, ai është para tankeve të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Ishin këto demonstrata që dridhen themelet e Serbisë nga ku edhe filloj një organizim mbarëkombëtarë për t’i bërë ballë kriminelit Millosheviq.