Publikohen deklaratat e Kofi Ananit për dhunën e Serbisë gjatë luftës në Kosovë - Bota Sot
Publikohen deklaratat e Kofi Ananit për dhunën e Serbisë gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Publikohen deklaratat e Kofi Ananit për dhunën e Serbisë gjatë luftës në Kosovë

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2018 Në ora: 17:15
Ish sekretari i OKB-së Kofi Anan

Pasi ka ndërruar jetë ish sekretari i OKB-së Kofi Anan, ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Astrit Zemaj i ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa nga deklaratat e tij , i cili kishte dënuar dhunën serbe në Kosovë.

Postimi i tij:                            

RIP - PUSHO NË PAQË, KOFI ANNAN

Citate nga deklaratat e nxjerra nga libri im: "LEGJITIMITETI I INTERVENIMIT HUMANITAR USHTARAK NË KOSOVË", përmes të cilave ish SP i OKB, Kofi Annan, e kishte denuar dhunën serbe dhe legjitimuar intervenimin ushtarak në Kosovë.

1.Në Kosovë...." është duke ndodhur një fushatë e pastrimeve sistematike etnike, e ndermarrë nga autoritetet serbe në Kosovë, të cilët kanë për qëllim të dëbojnë ose vrasin sa më shumë shqiptarë etnikë në Kosovë, duke ua pamundësuar dhe refuzuar të drejtat më themelore për jetë, liri dhe siguri. Rezultat i kesaj do të kemi një katastrofë humanitare në gjithë rajonin". ( Kofi Anan: SG/SM6949-HR/CN898).

2 "Kjo është me të vërtetë tragjike që diplomacia ka dështuar, por ka raste kur përdorimi i forcës mund të jetë legjitim në ndjekje( vendosje) të paqës"( Kofi Anan 25 MARS 1998).

3." Asnjë qeveri nuk ka të drejtë për t'u fshehur prapa sovranitetit të saj kombëtar në atë menyrë që të shkelin të drejtat e njeriut ose liritë themelore të popujve të saj"(A Test Case for a Neë Alliance.Kofi Anan)

Astrit Zemaj, LEGJITIMITETI I INTERVENIMIT HUMANITAR USHTARAK NË KOSOVË", faqe 67, 68. Botimi 2013 SAGA Prishtinë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test