Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Lumezit dhe Haradinajt

Aktuale

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Lumezit dhe Haradinajt

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 12:54
Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu

(E plotësuar) -Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca përmes një konferencë për media kanë bërë të ditur se kjo parti është në përkrahje të protestës të paralajmëruar për sot për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Kjo parti tutje kërkoi zgjerim të kërkesave të kësaj proteste, duke përmendur si kërkesë edhe dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe jo vetëm atë të kryeprokurorit Lumezi, duke shtuar se dorëheqja e Presidentit Hashim Thaçi tashmë është kërkuar nga ta.

Deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu ka thënë se letra e dorëheqjes së prokurorit të prokurorisë Speciale, Elez Blakaj tregon atë që kjo parti që sa kohë e ka thënë.

“Përmes kësaj konference ftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe opozitën që të kërkojnë dhe të angazhohen për dorëheqjen e Haradinajt dhe për dorëheqjen e Lumezit, kurse dorëheqjen e Hashim Thaçit tashmë e kemi kërkuar për shkak të pazareve më Serbinë, nuk ka kuptim opozitarizmi pa u angazhuar dhe pa ja kërkuar dorëheqjen edhe Haradinajt por edhe Aleksandër Lumezit” , u shpreh Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka kujtuar se Blakaj ishte kërcënuar direkt nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi, duke thënë se Lumezi  është shërbëtor i Thaçit, Veselit dhe Haradinajt.

Kurse deputeti Glauk Konjufca, u shpreh se kjo situatë tregon se në Kosovë ka terror të pushtetit mbi drejtësinë.

Glonjufca, fjalët e Haradinajt për prokurorin Blakaj i ka krahasuar me telefonata kërcënuese.

“Ato që i tha kryeministri Haradinaj për prokurorin Blakaj mua mu duk se tingëllonin bash si ato telefonatat kërcënuese që i kishte pranuar prokurori Blakaj, t’i thuash prokurorit se ku ke qenë ti gjatë luftës, pse ke ikë ne Bllacë, apo hajn i pulave, kjo tregon për vizionin që e ka kryeministri jonë për sistemin e drejtësisë, dhe kjo është tragjike, kjo është e pafalshme, pra vizioni i kryeministrit tonë për prokurorin, qenka një prokuror me kallash në krah edhe me pisqoll në brez”, tha Konjufca.

Deputeti Konjufca tutje tha se më nuk do t’i bëjnë thirrje, kurrë,  sistemit të drejtësisë, për me hetuar diçka, pasi sipas tij, ky sistem i drejtësisë kosvare tashmë është i pashpresë.  

Vetëvendosje kërkon zgjerim të kërkesave të protestës kundër Lumezit

 Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka ftuar qytetarët dhe opozitën që të kërkojnë dhe të angazhohen për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinajt, dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, duke shtuar se dorëheqja e Presidentit Hashim Thaçi tashmë është kërkuar nga kjo parti.

Deputetja e kësaj partie Albulena Haxhiu ka thënë se letra e dorëheqjes së prokurorit të prokurorisë Speciale, Elez Blakaj tregon atë që kjo parti ka sa kohë që e ka thënë.

“Ato çka kemi thënë e paralajmëruar gjatë gjithë kohës, po dalin të vërteta. Po ashtu prokurori Blakaj tregon me emër nga kush i kishte ardhur kërcënimi. Blakaj ishte kërcënuar direkt nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi”, tha ajo.

Kurse, deputeti Glauk Konjufca u shpreh se kjo situatë tregon se në Kosovë ka terror të pushtetit mbi drejtësinë.

“Çdo qytetar i Kosovës e ka ditë këtë, por kur flet opozita pushteti çohet thotë kjo është lojë politike, tani ai që po e tregon këtë, është një njeri nga sistemi i drejtësisë, është vet prokurori. Prandaj konsiderojë që kjo që ka ndodhur, është një rast shumë shqetësues”, tha Konjufca.

Glonjufca, fjalët e Haradinajt për prokurorin Blakaj i ka krahasuar me telefonata kërcënuese.

“Vet fjalori i Kryeministrit në emision televiziv, tingëllonte bash si ato telefonatat që i kishte marrë Elez Blakaj për ta braktisur hetimin e tij dhe aktakuzën të cilën po e hartonte”, tha Konjufca.

Konjufca po ashtu vlerësoi se më nuk ka shpresë në sistemin e drejtësisë vendore.

***

Lëvizja Vetëvendosje sot me fillim nga ora 13:00 mban konferencë për media, në lidhje me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, pas dorëheqjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj.

Konferenca mbahet në zyrat e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat