Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli duke reaguar për situatën e krijuar së fundi në Kosovës dhe manipulimet me listat e veteranëve, ka treguar nëntë hapa që duhet t’i merrte nje qeveri e përgjegjshme, që sipas Avdylit, atë nuk e kemi.
Ky është postimi i plotë i deputetit Avdyli:
Zgjidhja e problemit me veteranët e rrejshëm. 9 Hapat që duhet ti merrte një qeveri e përgjegjshme që se kemi:
1. Shkarkimi i menjëhershëm anëtarëve të komisionit për verifikim të veteranëve nga ky funksion dhe cdo funksion publik tjetër në qeveri.
2. Bllokimi i çdo fondi dhe pagesës për të gjithë veteranët
3. Formimi i një komisioni të ri dhe kredibil që do rivlerësoj veteranët bazuar në të gjitha të gjeturat e mëhershme e te tanishme.
4. Inkurajimi i prokurorisë për hetimin e dënimin e anetarëve të komisionit verifikues dhe çdo veterani apo komandanti falsifikator të dëshmive apo dokumenteve.
5. Vlerësimi një nga një i emrave dhe ballafaqimi me luftetarët të vërtetë të çdo emri të dyshuar si veteran i rrejshem, e jo ky proces të lihet dorë të komandantëve politikanë e profiterë të pasluftës
6. Shpallja e listës së veteranëve të vërtetë pas diskutimeve në ish shtabe e grupet e ish lutëtarëve gjithmonë duke u bazuar në numrat real të pasluftës
7. Fillimi i pagesës retrograd për listën e re të veteranëve për këtë periudhe të ngrirjes së pagesës
8. Shpallja e listës e gjithë kontibutdhënësëve jo luftetar për luftën çlirimtare dhe dhënja e një mirënjohjeje. 9 Ridestinimi dhe krijimi i fondit të ri për veteranë të paklasifikuar në punësimin dhe riedukimin e tyre profesional për punë.