Demi zbulon se cili ministër e ka kërcënuar me padi kryeprokurin Lumezi

Aktuale

Demi zbulon se cili ministër e ka kërcënuar me padi kryeprokurin Lumezi

Nga: A.ZH Më: 22 gusht 2018 Në ora: 12:59
Agron Demi

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Institutit GAP Agron Demi, ka thënë se kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi është “frikësuar” nga kërcënimet e ministrit Besim Beqaj për padi ndaj tij dhe prokurorëve tjerë.

Por, sipas Demit, kryeprokurori nuk është merakosur për rastin e Astrit Deharit, i cili vdiq në burg dhe gjykata e shpalli të pafajshëm, përcjell Bota sot.

"Kërcënimi me padi e paska frikësu fort Kryeprokurorin, sa që e ka ngritë si shqetësim edhe tek prokurorët tjerë! Pse Kryeprokurori nuk e pat të njejtin shqetësim se dikush mund ti padisë për dhjetëra raste tjera që prokurorët i kanë ngritur dhe i kanë humbur?", ka shkruar ai.

Demi në postimin e tij në Facebook, ka thënë se Lumezi duhet të ecë në shtëpi dhe se duhet të fillohet një proces adekuat i vetingut, sikur në Shqipëri.

Reagimi i tij i plotë:

Në këtë intervistë për RTK, Lumezi e pranon se është takuar me një të akuzuar nga Prokuroria - Besim Beqajn, i cili vazhdon të mbajë postin e ministrit. Kur një i akuzuar për korrupsion vazhdon të jetë ministër, ai ka mundësi që të ndjek ahengjet në të cilat mer pjesë edhe Kryeprokurori dhe nga pozita e tij e ministrit të kërcënoj me padi Kryeprokurorin dhe prokurorët që e hetojnë. Dhe nga përndjekës, prokurorët shndërrohen në të përndjekur.

Kërcënimi me padi e paska frikësu fort Kryeprokurorin, sa që e ka ngritë si shqetësim edhe tek prokurorët tjerë! Pse Kryeprokurori nuk e pat të njejtin shqetësim se dikush mund ti padisë për dhjetëra raste tjera që prokurorët i kanë ngritur dhe i kanë humbur?

Për shembull, Astrit Dehari është akuzu pa bazë për terrorizëm, është mbajtur në burg ku edhe ka ndërru jetë dhe në fund gjykata i ka shpallë të pafajshëm. E Kryeprokurori nuk është merakos për këtë rast. Atë e merakos rasti i Besim Beqajt, i cili edhe pse i akuzuar vazhdon të mbaj postin e ministrit, të mar rrogë mujore prej 2.000 euro dhe të ndjek ahengjet së bashku me Kryeprokurorin.

Andaj, Aleksander Lumezi duhet të ec prej shpije dhe të fillohet një proces adekuat i vetingut - proces i cili në Shqipëri i tmerroj prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat