Osmani nxjerrë dëshminë e veprimit “mafioz” të Haradinajt, ja çka propozon të bëhet për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Osmani nxjerrë dëshminë e veprimit “mafioz” të Haradinajt, ja çka propozon të bëhet për rrëzimin e Qeverisë

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2018 Në ora: 15:26
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani, ka publikuar dokumentin, me të cilin vërtetohet se kryeministri Ramush Haradinaj, kishte ndikuar në punën e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, i cili hetonte mashtrimet me listat e veteranëve.

Osmani në një postim në Facebook, e ka konsideruar këtë ndërhyrje të drejtpërdrejtë e të shpërfaqur në sistemin e drejtësisë.

Ajo ka theksuar se sistemit “mafioz e autokratik” në Kosovë, duhet t’i jepet fund përmes mocionit për rrëzimin e qeverisë, që duhet të hidhet në votim urgjentisht, përcjell "Bota sot".

Në rast dështimi, deputetja e LDK-së ka propozuar që të shkohet në mobilizim qytetar.

Reagimi i plotë i Osmanit:

Ndërhyrje më të drejtpërdrejtë e më të shpërfaqur në sistemin e drejtësisë se sa kur Kryeministri i kërkon prokurorit që raporti i hetimeve t’i dorëzohet atij nuk ka. 

Kjo nuk ndodhë në demokraci. Kjo është tipike për sistemet autokratike e mafioze. Këtij sistemi duhet t’i jepet fund menjëherë.

Mocioni për rrëzimin e qeverisë duhet të hidhet në votim urgjentisht. Edhe nëse dështon, le të dihet sigurtë kush është për e kush kundër kësaj qeverisjeje kleptokratike e të rrezikshme. E pastaj, mobilizimi qytetar është ajo që pason.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat