Kamberi: E gjithë Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës nëse bëhet marrëveshje për shkëmbim territoresh

Aktuale

Kamberi: E gjithë Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës nëse bëhet marrëveshje për shkëmbim territoresh

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 15:04
Shaip Kamberi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se në rast se arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkëmbim territoresh, atëherë Kosova duhet ta marrë të gjithë Luginën e Preshevës dhe jo vetëm Preshevën.

“Qëndrimi jonë është që të mos ketë copëtim, nuk është opsion që vetëm Presheva t’i bashkohet Republikës së Kosovës. Nëse shkëmbimi i territoreve vihet në diskutim në dialogun e Brukselit, atëherë e gjithë Lugina e Preshevës duhet të përfshihet”, ka thënë Kamberi për gazetarët para një takimi me grupin koordinues për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Ideja e shkëmbimit të territoreve nuk ka gjetur fare mbështetje në Republikën e Kosovës, madje kryeministri Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë është thirrje për luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat