Këshilltari i Haradinait: Blakaj vendosi të merret me politikë, jo me drejtësi

Aktuale

Këshilltari i Haradinait: Blakaj vendosi të merret me politikë, jo me drejtësi

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:46
Selim Selimi

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Selim Selimi, ka thënë se ish-Prokurori Blakaj i është futur politikës dhe nuk është marrë me drejtësi.

“Kohëve të fundit janë përzier termet – procesi i hetimit, procesi i dorëheqjes së ish-Prokurorit, procesi i ndikimit në drejtësi dhe të tjera. Ish-Prokurori Blakaj ka vendosë me u marrë me politikë, nuk ka vendosë me u marrë me drejtësi por politikë. Ish-Prokurori e ka prodhuar një dokument që është dërguar me e-mail dhe ata që janë juristë e dinë  mënyrën se si ngritët një aktakuzë, ka procedura se si ngritët një aktakuzë”, thotë Blakaj në Info Magazinë.

“Ai dokument ka prodhuar efekt politik, nuk ka prodhuar efekt juridik sepse nuk janë përcjellë procedurat për të prodhuar efekt juridik”. Rasti i veteranëve, rasti “Vala”, rasti “Pronto” dhe raste të tjera janë raste të shënjestruara nga Prokuroria dhe institucionet tona. Këto raste nuk kanë ardhur nga askund, është ngritur një dyshim i bazuar dhe kanë filluar hetimet. Por tash me prodhu një dokument politik që prodhon efekt politik atëherë do të thotë se një person ka vendosë të merret me politikë, kur merret me politikë, retorika politike është e pranueshme – është legjitime”, shtoi ai.

Selimi ka thënë se Blakaj nuk ka raportuar ankesat dhe shqetësimet e tij në instancat e duhura.

“Ish-Prokurori, sa kam informacione unë, nuk i ka përcjellë kanalet e ankesës – Kryeprokurori i Shtetit, Prokuroria e Shtetit, Këshilli Prokurorial, takimet e nivelit të lartë që mbahen dhe të gjitha këto janë platformat ku ti shpreh shqetësimet, kërcënimet e të tjera. Ka dhjetëra prokurorë që kanë pasur raste jashtëzakonisht të vështira, disa prej tyre me ngjyrime politike, disa me ngjyrime të ekstremizmit të dhunshëm. Edhe ata kanë pasur kërcënime, shteti ka reaguar, ata prokurorë janë të mbrojtur, Policia i mbron”.

Këshilltari i Haradinajt ka thënë se kryeministri ka qenë shumë bashkëpunues me ish-Prokurorin Elez Blakaj.

“E keni parë, tash edhe korrespodencën që është bërë në atë kohë, vetëm dy javë pasi Haradinaj ka marrë postin e kryeministrit. Ka filluar një para-hetim edhe pa ndonjë urdhëresë të caktuar, ish-Prokurori ka ardhë dhe ka kërkuar që të ketë qasje në Arkiva dhe dokumentacion.

“E keni parë në korrespodencë që ajo qasje i është dhënë e parezervë. Është bërë një kërkesë e ish-Prokurorit Blakaj me gjashtë pika dhe në ato pika ka specifikuar se si duhet të jetë kjo qasje dhe në përgjigjen e kryeministrit Haradinaj shihet se përkrahja ka qenë e parezervë dhe qasja e papenguar”, tha ai.

Selimi ka komentuar edhe kufizimin prej 30 ditësh që Haradinaj ka bërë në përgjigjen e tij drejtuar Blakajt për një raportim nga ky i fundit, që nga njohësit e fushës u cilësua si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Ky 30 ditëshi është nxjerrë nga konteksti, sepse ajo pjesa e 30 ditëshit është reflektim i pikës 6 të kërkesës së ish-Prokurorit, ku thotë se do të bëhet një raport. Raporti që është kërkuar për 30 ditë është kërkuar për rrjedhën e hetimeve, në aspektin se ish-Prokurori a i ka zhvilluar hetimet si ka kërkuar, i papenguar, i paanshëm, me qasje të plotë – ky ka qenë qëllimi i 30 ditëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat