Hahn: Vuçiqi e Thaçi të gjejnë zgjidhje, nëse zgjidhja nënkupton edhe ndryshim kufijsh - Bota Sot
Hahn: Vuçiqi e Thaçi të gjejnë zgjidhje, nëse zgjidhja nënkupton edhe ndryshim kufijsh

Aktuale

Hahn: Vuçiqi e Thaçi të gjejnë zgjidhje, nëse zgjidhja nënkupton edhe ndryshim kufijsh

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:51
Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn ne Forumin e Alpbach

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se nëse zgjidhja nënkupton ndryshim kufijsh, atëherë duhet të jepen garanci që nuk do të këtë efekt në vende tjera.

Këtë deklaratë Hahn e bëri në fjalimin e mbajtur sonte në panelin e Forumit të Alpbach.

“I takon Vuçiqit dhe Thaçit që ta gjejnë një zgjidhje. Ne nuk do të imponojmë asgjë nga jashtë. Ama e përsëris se çfarëdo zgjidhje që gjendet, duhet të jetë e përshtatshme dhe që i kontribuon stabilitetit rajonal e jo të shkaktojë jostabilitet diku tjetër. Duhet ta marrim këtë garanci prej tyre. E duartrokas angazhimin e Vuçiqit dhe Thaçit. Në radhë të parë zgjidhja duhet të vijë nga ata. Por, patjetër duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin. Kjo do të jetë e rëndësishme për BE-në”, tha Hahn.

Hahn ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet mbështetur që ata ta arrijnë një marrëveshje.

“Ne që jemi jashtë, nuk do të ishte e mençur që të intervenojmë në një formë ose në një tjetër. Ne duhet t’ua lëmë atyre por duhet të ju japim çdo mbështetje për ta gjetur një zgjidhje”, ka thënë komisioneri Hahn.

Kjo është deklarata e parë e një zyrtari të BE-se në lidhje me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...