Gjykatësit e Kushtetueses nuk po i marrin pagat me rritjen e Haradinajt

Aktuale

Gjykatësit e Kushtetueses nuk po i marrin pagat me rritjen e Haradinajt

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:58
Gjykata e Kushtetuese

Edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga kona kur Qeveria Haradinaj ka nxjerrë vendimin për rritje pagash i cili preku strukturat e larta gjyqësore e prokuroriale Gjykata Kushtetuese ende nuk është duke i marrë pagat me rritje.

Kallxo raportoj para disa javësh se gjykata potencialisht mund ta sheh vehten në konflikt të interesit pasi kishte vlerësuar kushtetueshmërinë e vendimti të kryeminsitrit.

Kjo dilemë ende nuk është zgjidhur brenda gjykatës. Në një përgjigje nga zyra e mediave mësohet që pagat ende janë me sistemin e vjetër.

“Që nga dekretimi i tyre këtë muaj, gjyqtarët e rinj kanë qenë të angazhuar me procedurat e akomodimit dhe të njoftimit me procedurat dhe me rregullat e punës në Gjykatë, prandaj ende nuk është mbajtur seanca për diskutimin e çështjeve të ndryshme administrative të Gjykatës, përfshirë këtu edhe çështjen e pagave apo të shtesave në paga të gjyqtarëve”,thuhet në përgjigjen e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat