(E plotësuar) - Pak minuta më parë, ka përfunduar takimi i liderëve institucionalë, në zyrën e presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Kryeministri Ramush Haradinaj, pas këtij takimi, ka thënë se janë konsultuar në lidhje me procesin e dialogut në Bruksel.
Ai ka thënë se kanë folur për parimet e dialogut dhe se ka shprehur qëndrimin e qartë se nuk duhet të diskutohet për kufijtë dhe territorin e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se ia ka bërë të qartë edhe presidentit Thaçi ndërkohë që sipas Haradinajt, edhe presidenti ka shprehur qëndrim se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.
I pari i ekzekutiviti kosovar shtoi se në këtë takim nuk është folur për takimin e radhës në fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbië, atë të 7 shtatorit, në Bruksel.
Sipas kryeministrit, është tepër e rëndësishëm që në këtë proces të përfshihet edhe opozita.
Krerët e shtetit po mbajnë takim të paparalajmëruar në Kuvend
Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi janë duke u takuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Arsyet dhe temat e këtij takimi të liderëve institucionalë të orëve të mëngjesit nuk janë bërë të ditura për media.
Të njëjtit, para pak javësh kishin qenë delegacioni kosovar që e përfaqësoi Kosovën në Bruksel.