Mogherini: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet para majit 2019

Aktuale

Mogherini: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të arrihet para majit 2019

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:02
Federica Mogherini

(E plotësuar) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë sot se Bashkimi Evropian do të përkrahë çfarëdo marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që është në linjë me ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat ligjore ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se Komisioni Evropian dëshiron që negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të përfundojnë në muajt e ardhshëm , para muajit Maj 2019, kohë kjo kur edhe skadon mandati i Komisionit Evropian dhe bëhen zgjedhjet e reja.

 E pyetur nga gazetarët rreth takimit jo formal të shefave të diplomacisë së BE-së, rreth ndryshimit të territoreve, Mogherini nuk ka pranuar të flas, duke thënë se nuk dëshiron të komentoj detaje specifike të dialogut.

“Kam parë një mbështetje të fuqishme për vazhdimin e dialogut nga Vuçiq dhe Thaçi në këtë moment mjaft delikat” ka thënë Mogherini.

Ajo ka shtuar se këto bisedime janë jashtëzakonisht të vështira dhe të komplikuara, por vlerëson angazhimin dhe vendosmërinë për të zgjidhur një prej çështjeve dhe konflikteve më të dhimbshme në Evropë.

***

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini gjatë konferencës që ka mbajtur sot së bashku me kryediplomaten austriak, Karin Kneisl, gjatë punimeve të konferencës GYMNICh në Vjenë, ka thënë se Ballkani Perëndimor është top prioritet r për Bashkimin Evropian (BE).

Ajo po ashtu ka thënë se  gjatë takimit me ministrat e jashtëm të BE-së, i ka informuar ata për takimin e radhës me Thaçin dhe Vuqiç që pritet të mbahet më 7 shtator, se është duke punuar në drejtim të lehtësimit për arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve.

“E kemi prekur në veçanti mbështetjen që e kemi për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që unë e lehtësojë dhe do të jem nikoqire e një takimi të ri në mes të z. Thaçi dhe z. Vuqiç javën e  ardhshme, saktësisht një javë nga sot, për të vazhduar punë që ne lehtësojmë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme mes tyre”, ka thënë ajo.

***

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, deklaroi sot në Vjenë se BE do të mbështesë cilëndo marrëveshje midis Serbisë e Kosovës, që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Unioni nuk mbështet shtetet e pastra etnikisht.

Po punojmë për arritjen e një marrëveshjeje juridikisht detyruese dhe jemi të përcaktuar që bisedimet të mbyllen brenda disa muajve të ardhshëm, që do të jetë një punë e vështirë, por jo e parealizueshme, u shpreh Federica Mogherini pas takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat