Koordinatori nacional për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Peter Grk vlerësoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi kanë një dialog të thellë dhe konstruktiv, i cili është një hap përpara, pasi kjo nuk ishte e mundur disa vite më herët.
Grk, i cili është gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Forumit Strategjik të Bled, tha në një intervistë për portalin EWB, duke iu përgjigjur pyetjes nëse nisma e presidentëve Vuçiq dhe Thaçi për korrigjimin e kufirit mund të destabilizonte rajonin.
“Bashkësia ndërkombëtare të mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë”, tha ai.