Mogherini: Është koha të përfundojmë konfliktin e Kosovës

Aktuale

Mogherini: Është koha të përfundojmë konfliktin e Kosovës

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 18:02
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, beson se ekziston një shans real për presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhë çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës.

Duke folur në konferencën vjetore të ambasadorëve të BE-së, Mogherini theksoi se Ballkani kishte qenë "tepër intensiv" gjatë vitit të kaluar, por që muajt e ardhshëm do të jenë "edhe më të rëndësishëm".

" Viti i ardhshëm bëhen 20 vjet nga lufta në Kosovë dhe është koha që të përfundojë ky konflikt. Ka një shans të vërtetë për presidentët Vuçiq dhe Thaçi për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës," tha ajo.

Ajo tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjore duhet të normalizojë marrëdhëniet e të dyja palëve, të jetë plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të ndihmojë në stabilizimin e rajonit.

"Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, së bashku me partnerët tanë në Evropë, rajon dhe bashkësi ndërkombëtare, sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB, për të mbështetur këto negociata përmes dialogut dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare", tha kryediplomatja evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat