Pacolli anulon udhëtimin në Banja Llukë për shkak të kërcënimeve të Dodikut

Aktuale

Pacolli anulon udhëtimin në Banja Llukë për shkak të kërcënimeve të Dodikut

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 20:50
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore, për shkak të kërcënimeve nga presidenti i Republikës serbe të Bosnje, Miroslav Dodik.

Dodik sot në një intervistë për një medium ka deklaruar se Pacolli dhe delegacioni i Kosovës nuk janë të mirëseardhur në Banja Llukë”.

“Sapo kam anuluar pjesëmarrjen time në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore për shkak të këcënimeve nga Presidenti i Repulikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik, i cili sot në një intervistë për një medium ka deklaruar se unë dhe delegacioni im nuk jemi të mirëseardhur në Banja Llukë. Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën p?rpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyere kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat