Veseli: Kurrë nuk do të ketë në Kosovë kushtëzime nga Lista Serbe - Bota Sot
Veseli: Kurrë nuk do të ketë në Kosovë kushtëzime nga Lista Serbe

Aktuale

Veseli: Kurrë nuk do të ketë në Kosovë kushtëzime nga Lista Serbe

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 20:20
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të vazhdojë nesër në ora 14.00, pasi bojkoti dhe mungesa e gatishmërisë së opozitës ka krijuar edhe një situatë të mungesë së konsensusit të marrjes së vendimit për ekipin negociator në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Ai në një konferencë për media pas dështimit të seancës së sotme për miratimin e delegacionit qeveritar për dialogun me Serbinë,  foli edhe sa i përket deklaratës së shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kishte thënë se do ta pamundësojnë ndarjen e Kosovës.

Veseli: S’ka mbet Kosova ta mbrjë Avdullah Hoti

“S’ka mbet Kosova ta mbrojë Avdullah Hoti e për ta copëtuar ne. Kosova është strehë ku jetojmë bashkërisht. Sot është dashur që LDK dhe Avdullah Hoti të jetë në sallë që ne bashkërisht të marrim vendim që opozita dhe opozita të ishin në ballafaqim me Serbinë. Nuk është serioze, ndoshta është një lojë e fitimit të pushtetit përmes manipulimit të tillë, por hairin nuk ka me ia pa Kosova. Nëse vjen Kosova ka ardhur në një moment që bijat dhe bijtë e vetë ta copëzojnë si plakë dhe nëse ka ardhur në situatë që Avdullah Hoti me e mbrojt, atëherë s’paskemi pasur të djeshme, as të ardhshme, por të ardhshme, por do të kemi të ardhme pasi jemi të vendosur që asnjë copë e tokës as mos të ndahet as mos me lejuar Serbinë e Avdullahu shpresoj se do ta tregoj veten”, ka thënë ai.

Kreu i Kuvendit tha se duhet të ishin partitë shqiptare në Kuvend për të marrë vendim për Kosovën, por mos pjesëmarrja e opozitës ishte ajo që ndikoi që seanca e sotme të mos vazhdojë punimet.  

Veseli: Mos pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë sallë po shkakton këtë ndarje

“Mos pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë sallë po shkakton këtë ndarje, e cila dëmton shtetin tonë dhe do të duhej të ishim bashkërisht të mos çonim mesazh të përçarjes te qytetarët”, ka thënë Veseli.

I pyetur se a ka pasur vota për vazhdim të seancës për shkak të kushtëzimit të deputetëve të Listës Serbe, kryeparlamentari Veseli ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke thënë se asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen asnjë kushtëzimi.

Veseli: Kurrë nuk do të ketë në Kosovë kushtëzime nga Lista Serbe

“Kurrë nuk do të ketë në Kosovë kushtëzime nga Lista Serbe, sepse s’na ka bërë përshtypje kurrë Serbia, por i respektojmë kolegët e Listës Serbe, i thërrasim të marrin në vendimmarrje, por më shumë se të tjerët, sot është dashur që shqiptarët të jenë bashkë dhe nuk do t’i nënshtrohemi asnjë kushtëzimi”, tha Veseli.

Ai ka kërkuar që shqiptarët të jenë më të bashkuar, për një vendimmarrje në interes të qytetarëve, ndërsa premtoi se nëse bëhen 61 deputetë do të kthehet në seancë.

Seanca e Kuvendit i vazhdon punimet nesër në ora 14:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme do t’i vazhdojë punimet nesër në ora 14:00.

Ai gjatë një konferencë të mbajtur tani në hollin e Kuvendit të Kosovës, Veseli ka theksuar se mospjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancën e sotme e ka dëmtuar shtetin e Kosovës.

Ndërsa kritikat më të ashpra ai ka pasur ndaj shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, për të cilin ka thënë se “nuk ka mbetur Kosova me mbrojt Avdullah Hoti”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...