Konjufca: Veseli me urgjencë të thërras seancën që e ka obligim

Aktuale

Konjufca: Veseli me urgjencë të thërras seancën që e ka obligim

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:49
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që urgjentisht sot të thërras seancën e opozitës, pasi e ka obligim kushtetues.

Ai në hollin e Kuvendit ka thënë se Kadri Veseli si vegël e Hashsim Thaçit po mopolizon Kuvendin duke e bërë pronë private.

Konjufca: Veseli me urgjencë të thërras seancën që e ka obligim

“I bëjmë thirrje kryetarit të kuvendit që me urgjencë të thërras seancën që e ka për obligim. Kjo nuk është e thirrur nga një numër simbolik i deputetëve, kjo është kategori kushtetuese, seanca e thirrur me 40 nënshkrime e keni në Kushtetutë të Republikës së Kosovës, kjo nuk i duron lojërat e Kadri Veselit, ai e ka obligim kushtetues me thirr seancën të cilën e ka thirr opozita me 51 nënshkrime”, tha Konjufca.

Ai tha që sot të thirret seanca e opozitës, pasi janë të parët që kanë thirrur seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat