NISMA e shkarkon ministrin Bajram Hasani (Dokument) - Bota Sot
NISMA e shkarkon ministrin Bajram Hasani (Dokument)

Aktuale

NISMA e shkarkon ministrin Bajram Hasani (Dokument)

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:55
Bajram Hasani dhe Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Bajram Hasanin, që ka drejtuar me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

“Me kërkesë të partisë së tij është liruar nga detyra ministri Bajram Hasani. Qeveria e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm”, tha zëdhënësja e Qeverisë Gashi.

Hasani, për pak ditë, ende nuk i ka bërë 1 vjet prej që është në këtë detyrë. Ai ishte emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë në ditën kur ishte votuar Qeveria Haradinaj më 9 shtator të vitit të kaluar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...