MPJ demanton Gjuriqin: Ne i dhamë leje për të hyrë në Kosovë

Aktuale

MPJ demanton Gjuriqin: Ne i dhamë leje për të hyrë në Kosovë

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:39
Marko Gjuriq

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës njofton se ka aprovuar kërkesën për hyrje në Kosovë të Marko Gjuriqit dhe e njëjta i është aprovuar.

“Andaj, teatri i inskenuar nga ana e, z. Gjuriq, për gjoja refuzim të kërkesës për hyrje në Kosovë, është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Sipas MPJ-së në të kaluarën, sikurse që do të ndodhë edhe më tutje, kjo Ministri miraton ose refuzon kërkesa.

“Dhe, secilit vendim i kemi qëndruar ballëhapur. Nuk kemi nevojë për dramaticitet të shtirur në këtë fazë kur po punojmë intenzivisht për evropianizimin e rajonit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat