Seanca e opozitës nuk nis për shkak të mungesës së kuorumit

Aktuale

Seanca e opozitës nuk nis për shkak të mungesës së kuorumit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 20:27
Kuvendi i Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga opozita për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, iu janë bashkuar edhe deputetët e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, nuk ka nisur për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se nuk mund të nis seanca pa i pasur 61 deputet.

Veseli: Propozimi imë është që të mbajmë mbledhjen e kryesisë

“Aktualisht janë 59-58, duhet të jenë 61 deputetë në sallë në mënyrë që të fillojmë seancën, nuk kemi nevojë t’i maltertojmë qytetarët as veten, unë jam i hapur në opsione, seancën nuk jam duke e mbyllur, sa të keni dëshirë e mbaj të hapur, seanca nuk është e hapur, nuk mund të flet askush, propozuesi për arsye se nuk kemi seancë të hapur, jemi në fazën e hapur, duhet t’ia japim një përgjigje kësaj situate, e mira do të ishte ta kemi një seancë të përbashkët, mund ta thërras mbledhjen e kryesisë nëse dëshironi por çështja është e konsultimit. Kryetarët e grupeve parlamentare të më japin një adresim. Dëshironi pauzë, shkojmë pauzë, dëshironi dy orë, shkoj dy orë, dëshironi të shkojmë në mbledhjen e kryesisë, çka është edhe propozimi imë, shkojmë në mbledhjen e kryesisë për arsye se kemi dy iniciativa”, tha Veseli.

Ai shtoi se kanë kaluar 30 minuta nga fillimi i seancën dhe nuk ka lëvizje, siç ka ndodhur edhe në seancën e kaluar që është ndërprerë në momentin që nuk ka pas kuorum.

Veseli tha se me kërkesën e nënkryetarit të Kuvendit, seanca shkon në pauzë për 30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat