Deputetja e VV-së komenton pjesëmarrjen e Teuta Rugovës ën seancën e pozitës: Nëse konsiderohet...

Aktuale

Deputetja e VV-së komenton pjesëmarrjen e Teuta Rugovës ën seancën e pozitës: Nëse konsiderohet...

Nga: G.B Më: 6 shtator 2018 Në ora: 08:40
Teuta Rugova

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka komentuar prezencën e deputetes së LDK-së Teuta Rugova, e cila mori pjesë në seancën e pozitës por jo në atë të thirrur nga opozita, pjesë e të cilës është dhe ajo vetë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se LDK duhet ta sqarojë pjesëmarrjen e Rugovës në seancën e partive në pushtet.

Postimi i saj i plotë:

Nëse prezenca e deputetësTeuta Rugova në seancen e thirrur nga pozita edhe mund të konsiderohet si veprim demokratik, si duhet të interpretohet mospjesëmarrja e saj në seancën e thirrur nga opozita, pjesë e së cilës është edhe subjekti të cilin ajo e përfaqëson???!!!
Sidomos në një moment kaq të rëndësishëm historik.
Nëse ajo nuk e konsideron të rëndësishme që ta sqaron këtë gjë, LDK e ka obligim që pa tjetër ta informon opinionin publik për qëndrimin e vet lidhur me veprimin e deputetës. Në të kundërten lindin shumë dyshime për vet subjektin politik opozitar.
Mosmiratimi i Rezolutës, që ndalon pazare në dëmtim të sovranitetit dhe integritetit të vendit, asesi nuk mund të konsiderohet si akt demokratik e aq më pak si veprim patriotik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat