Pacolli: Vuçiq nuk ka arsye për ta vizituar Ujmanin

Aktuale

Pacolli: Vuçiq nuk ka arsye për ta vizituar Ujmanin

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 12:44
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli nga Brukseli rreth vizitës së presidentit serb në Kosovë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk i është dhënë leje që ta vizitojë liqenin e Ujmanit, pasi që kjo nuk ka qenë e paraparë në planin e vizitës së tij.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli dëshirën e Vuçiqit për të vizituar Ujmanin e ka konsideruar të paarsyeshme duke thënë se nuk e kupton qëllimin e kësaj kërkese, pasi sipas tij në Ujman nuk ka asgjë për t’u vizituar.

Pacolli: Nuk ka qenë në plan që Vuçiq ta vizitoj Ujmanin

“Ne jemi duke u takuar tani me palën evropiane në takime bilaterale dhe a do të ketë takim a jo nuk mundemi me paragjykuar, sigurisht që po, sa i përket lejes për Ujman nuk është artikuar asnjë kërkesë si duhet dhe arsyet nuk janë dhënë për këtë dhe nuk kemi dhënë leje, nuk ka qenë në plan që zotëri Vuçiq ta vizitoj Ujmanin, tash bëhet një kërkesë e re dëgjohet se ai dëshiron që ta vizitoj Ujmanin. Ne kemi dërguar mesazhe presidentit të Serbisë se ai është i mirëseardhur në Kosovë, çdoherë kur të dojë mundet me ardhur në Kosovë, Kosova është e hapur, vend demokratik, ne jemi nikoqir të mirë dhe ai, është përgatitur dhe pritja për zotëri Vuçiq, por pritja vizita në Ujman pak na u ka dukur si e pakuptimit...Nuk dua të paragjykoj asgjë por nuk e shoh asnjë arsye që duhet të vizitohet në këtë fazë kur jemi në fazën e dialogut duhet të vizitohet Ujmani, nuk di çfarë arsye ka kur e dimë se nuk ka asn jë qendër urbanistike atje”, u shpreh Pacolli.

Kryediplomati kosovar  i pyetur se nëse Vuçiq do të kërkojë edhe vizitën në Ujman, tha u shpreh se “nëse me kërkesë të veçantë bazohet në diçka, arsyetohet kërkesa e tij, atëherë ne nuk do të jemi ngushtë për këtë kërkesë”.

Ministri i Punëve të Jashtme i pyetur për çështjen e kufijve, është shprehur se këtë gjë e sheh të rrezikshme dhe nuk beson se do flitet për ndarje apo kufij të ri.

Pacolli: Nuk besoj se do flasim për ndarjen

Video "Nuk besoj se do të flasim për ndarje apo kufij të rinj, për mua kjo është pak e rrezikshme…Jo nuk është në tavolinë, me gjasë do të njoftoheni në kohën e duhur për këtë" ka thënë kryediplomati kosovar.

Pacolli gjatë këtij prononcimi për media nga Brukseli po ashtu bëri të ditur se janë duke vazhduar takimet dypalëshe në Bruksel me palën evropiane

Pacolli: Vuçiq mund të vijë në Kosovë, por jo ta vizitojë liqenin e Ujmanit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në një deklaratë për media në Bruksel rreth vizitës së presidentit serb në Kosovë, Aleksander Vuçiq tha se atij i është lejuar vizita në Kosovë, por sipas tij, në kërkesën për vizitë nuk ka qenë e paraparë vizita në liqenin e Ujmanit.

Pacolli në një prononcim për media tha se kërkesës së Vuçiqit për vizitë në Kosovë i janë përgjigjur pozitivisht, me planin e tij të vizitës, por sipas tij, tani del kërkesa e re për ta vizituar Ujmanin, e që nuk ka qenë fillimisht e paraparë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës tha se kërkesa e Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin është e paarsyeshme, pasi atje nuk ka as banorë e as qendra që mund të vizitohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat