Hoxhaj: Ta përdorim dialogun për ta nxjerrë Kosovën nga status-quoja - Bota Sot
Hoxhaj: Ta përdorim dialogun për ta nxjerrë Kosovën nga status-quoja

Aktuale

Hoxhaj: Ta përdorim dialogun për ta nxjerrë Kosovën nga status-quoja

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 19:10
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve të Kosovës që po mbahet në Prishtinë.

Në një panel për marrëdhëniet gjermano – kosovare, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se bota ka hyrë në një epoke të ndryshimeve të mëdha dhe çdo ditë në diplomaci është e re.

“Qëllimi i politikës së jashtme të Serbisë ka qenë që Kosova mos të ketë kurrfarë politike të jashtme, por i gjithë raporti ndërkombëtar i Kosovës të kaloj përmes dialogut. Nëse Kosova e ka pas si instrument të normalizimit, Serbia e ka përdorur si instrument të izolimit ndërkombëtar të Kosovës. Nëse Serbia ka bërë përpjekje ta bllokoj anëtarësimin e Kosovës në OKB përmes Rusisë, roli i faktorit gjerman ka qenë vendimtar që anëtarësimi i Serbisë në BE të kalojë përmes Kosovës. Kjo është një paradigmë e re që Gjermania e ka vendos në rajon, por edhe me mbështetjen e britanikëve, francezëve dhe veçanërisht të amerikanëve”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Sipas tij, ka dy momente vendimtare në politikën e jashtme gjermane në raport me Kosovën. Së pari, pjesëmarrja e trupave gjermane në intervenimin humanitar të NATO-së, i cili është përcjellë me debate të thella në politikën e brendshme gjermane të një koalicioni në atë kohë kuq-e-gjelbër. Ku plani i Joschka Fischerit për ta përfunduar lufutën në Kosovë me mbështetje amerikane dhe partnerëve të tjerë ka përfunduar me miratimin e Rezolutës 1244 në OKB.

Momenti i dytë, sipas zëvendëskryeministrit Hoxhaj, ka qenë formësimi i parimeve të dialogut dhe i përdorimit të tij si një instrument i kushtëzimit. Dhe kjo është formësuar përmes dy ngjarjeve, vizita e Merkel në gusht në Serbi dhe takimi i saj me Boris Tadiq për zhbërjen e strukturave paralele, për integrimin e komunave veriore në jetën politike të Kosovës si dhe për ta parë dialogun si një instrument të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. “Ngjarja e dytë ka qenë vizita e Andreas Schoenoeft, pas një viti, dhe plani i CDU-CSU me ofrimin e shtatë pikave ku pika e fundit parasheh që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore dhe se ndërkohë qasja gjermane me mbështetje britanike është shndëruarr në një qasje evropiane”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Sipas  zëvendëskryeministri Hoxhaj,  në kontekstin e dialogut të sotshëm, shtrohet pyetje se si Kosova mund ta përdor mbështetjen e Uashingtonit, Berlinit, Londrës dhe Parisit për të krijuar një mundësi të re dhe dialogu është shansa historike që e ka Kosova për ta përmbyll këtë proces.

“Historikisht ka periudha kohore të cilat janë rigjide për ndryshim, dhe ndryshimi në politikën e jashtme mund të jetë për 50 vjet pothuajse i pamundur. Por papritmas, mund të paraqitet një mundësi e re që mund të shërbej si një shansë për ndryshim dhe arritje të marrëveshjes historike. Roli i partnerëve evropian të Kosovës si gjerman, britanik, francez së bashku me ata amerikan, mund të jetë që tani në dialog të krijojmë një mundësi të re të njohjes së ndërsjelltë Kosovë-Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB. Prandaj nuk është në interes të Kosovës të ruhet status-quoja dhe nuk duhet të jemi rob të saj” ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test