Sekretet e 7 shtatorit

Aktuale

Sekretet e 7 shtatorit

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 20:11
Pamje nga video

Protagonistët kryesorë rrëfejnë për organizimin e shpalljes së kushtetutës së Kacanikut. Po kthehet në vendin ku dikur u vendosen themelet e shtetit të Kosovës.

Hebib Shehu, 28-vite më parë barti sekretin e një organizimi të rrezikshëm të asaj kohe; por shumë të rëndësishëm.

Duke folur për media, ai shpjegon prapavijat e asaj që më vonë do të njihej si Kushtetuta e Kaçanikut.

Atëherë delegatët e organizatorët kishin vetëm një qëllim.

Përgatitjet kishin filluar me 4 shtator, e Kaçaniku u pa si vend i vetëm ku kjo mbledhje do të mbahej pa pengesa.

Organizatorët caktuan gjashtë grupe e detyra fillonte nga arritja e deputetëve pa u vërejtur në Kaçanik e deri te shkuarja e tyre.

Kështu çdo delegat që mbërrinte nga vende të ndryshme të Kosovës binte në kontakt me këtë grup e më vonë dërgohej në qytet fshehurazi.

Aty do të shpërndaheshin nëpër shtëpi, deri në orën kur do të mbahej mbledhja.

Rreziku më i madh ishte pasi që pushtuesi të zbulonte se çka ndodhi atë ditë në Kaçanik.

Një mobilizim mes organizatorëve ndodhi e nga Kosova u detyruan të ikin të gjithë ata që ndihmuan.

Se çka po ndodhte ato ditë të vitit 1990 në Kaçanik nuk e dinin as ata që punonin në atë objekt.

Madje, atëherë Isa Gashit iu ishte thënë se do të bëhej promovimi i partisë me të re; LDK-së, që vetëm 10 ditë më parë ishte regjistruar në ish-Jugosllavi.

Kështu në mbrëmjen e 7-shtatorit delegatët u mblodhën në fshehtësi, e emocionet ishin të mëdha.

Gashi që qëndroi dy muaj larg Kosovës, tha se i kishte shpëtuar rrezikut vetëm në atë mënyrë.

Pavarësisht rëndësisë, në këtë datë nuk u bë asnjë organizim.

Nga pushteti komunal fajin ja lënë qendrorit, duke thënë se nga ta nuk morën asnjë përgjigje.

Kacaniku që do të vazhdonte të njihej si vend i kushtetutës,  atë kohë pati organizuar në rrethana të jashtëzakonshme një  mbledhje që do të kalonte pa asnjë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat