600 policë do ta prisnin Vuçiqin në Gazivodë, nëse do të vinte pa leje

Aktuale

600 policë do ta prisnin Vuçiqin në Gazivodë, nëse do të vinte pa leje

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 23:23
Policia e Kosovës

Në rast të vizitës në Gazivodë pa leje, Kosova kishte përgatitur forca të shumta policore për t’u marrë me Vuçiqin.

Burimet i kanë thënë medias se 600 pjesëtarë të policisë, të forcave speciale janë urdhëruar të jenë ne gjendje gatishmërie prej orës 23:00 të së premtes.

Por, pas lejimit të vizitës nga ana e MPJ-së, urdhri për policinë është anuluar.

Vendimi ishte marrë më herët gjatë ditës gjatë një takimi të drejtorit të policisë, Reshat Qalaj me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat