Mobilizohet policia për vizitën e Vuçiqit

Aktuale

Mobilizohet policia për vizitën e Vuçiqit

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 07:59
Ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot e nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të vizitojë edhe liqenin e Ujmanit.

Për këtë ka folur edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për pjesën veriore në Mitrovicë, Besim Hoti, ka se e gjithë siguria varet mbi Policinë e Kosovës.

“Policia i ka detyrat e saj, sigurimin e trasës, përcjelljes. Krejt përgjegjësia e sigurisë bie mbi Policinë e Kosovës do të thotë përcjelljen që nga momenti i hyrjes në pikën kufitare, sigurimin e rrugës, lokacionin ku do të shkojë, vendet që do t’i vizitojë”, ka thënë ai.

Sipas tij në liqenin e Ujmanit, Vuçiq pritet të arrij në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat