Haxhiu: Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit

Aktuale

Haxhiu: Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit

Nga: G.B Më: 8 shtator 2018 Në ora: 10:24
Albulena Haxhiu

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se llafet e tij pa mbulesë për Kosovën Lindore, por kurorëzohen me serbizim të Liqenit të Ujmanit.

Postimi i plotë:

Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit. Llafet e tij pa mbulesë për Kosovën Lindore dhe lavdërimet cinike të Vuçiqit për të si politikan më i zoti, po kurorëzohen me serbizim të liqenit të Ujmanit.

Duket që karkalecat e detit dhe verërat e shtrenjta mbi 120 euro po e realizojnë atë që Stanishiqi vetëm në ëndërr ka mundur ta shohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat