Klinaku nga OVL: Serbia me vite e kontrollon Ujmanin, e disa po qesin flakë pse Vuçiq qëndroi për disa orë

Aktuale

Klinaku nga OVL: Serbia me vite e kontrollon Ujmanin, e disa po qesin flakë pse Vuçiq qëndroi për disa orë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 23:40
Faton Klinaku

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Faton Klinaku ka bërë një komentim në lidhje me vizitën e sotme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Serbia përmes serbëve, me vite të tëra e kanë nën kontroll Ujmanin, e disa po qesin flakë pse Vuçiq ishte për disa orë”, ka shkruar ai në Facebook.

“A mos deshët që t’i rrokim armët e të ballafaqohemi atje me policinë tonë dhe ndërkombëtarët”.

“Jep zot mend ku nuk ka”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat