Krasniqi: Vuçiq nuk ka pretendime për Drenicën, duhej t’i ndalohet vizita në Ujman - Bota Sot
Krasniqi: Vuçiq nuk ka pretendime për Drenicën, duhej t’i ndalohet vizita në Ujman

Aktuale

Krasniqi: Vuçiq nuk ka pretendime për Drenicën, duhej t’i ndalohet vizita në Ujman

Nga: Bota sot Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:42
Vuciq ne Kosove

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas ndalimit të viztës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Drenicë.

Krasniqi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Vuçiqit i është dashur t’i ndalohet vizita në Ujman për shkak të predentimeve të tij për ta marrë Ujmanin.

“Vuciq nuk ka pretendime që ta marrë Drenicën. Por ka pretendime ta marrë Ujmanin. Prandaj vizita është dashur t'i ndalohet në Ujman”, ka shkruar Krasniqi.

Vuçiq dje ka qëndruar në Kosovë, duke vizituar fillimisht Ujmanin dhe duke pirë kafe atje si ndalesa e parë e vizitës.

Ai kishte thënë se ndihet mrekullueshëm, gjersa ka shtuar se në Bruksel do të duhej të diskutohej për Liqenin e Gazivodës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...