Thaçi ftohet për vizitë në Luginën e Preshevës - Bota Sot
Thaçi ftohet për vizitë në Luginën e Preshevës

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Thaçi ftohet për vizitë në Luginën e Preshevës

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 17:10
Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët me media me liderët e Luginës së Preshevë theksoi se Beogradi nuk e sheh të dobishme vizitën e tij në Luginë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka marrë ftesën e liderëve të Luginës së Preshevës për të vizituar Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Ai në një konferencë të përbashkët me media me liderët e Luginës së Preshevë theksoi se Beogradi nuk e sheh të dobishme vizitën e tij në Luginë.

Thaçi: Beogradi nuk e sheh të dobishme prezencën time në Luginë të Preshevës

"Kur e kam vizituar Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin në kohë shumë të rënda që kalonte Kosova , nuk e kam vizituar me leje të Serbisë, por kam qenë aty  në përpjekjet me kauzën tonë për çlirimin të Kosovës dhe të të drejta më të mëdha të të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit dhe më gjerë. Tash jemi në një rrethanë tjetër. Ju të gjithë e dini se unë jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim mua Serbia nuk ma ka falur kurrë, as që e kam kërkuar atë falje, unë jam presidenti dhe dua të sillem si president. Unë nuk mund të marr vendim dhe t’ia mësyj kufirit për ballafaqim fizik me Policinë e Serbisë, kur ka qenë koha e ballafaqimit ua kam tregua vendin bashkë me bashkëluftëtarët e mi, dhe e kemi fituar luftën dhe sot të gjithë përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit më ftuan që ta vizitoj Preshevën, por aktualisht rrethanat janë të tilla që Beogradi nu k e sheh të arsyeshme dhe nuk e sheh të dobishme prezencën time atje, nuk e kam bërë kurrë ndonjë kërkesë për një vizitë të tillë“, u shpreh ai.

Ai shtoi se Kosova nuk e ka vetëm presidentin që nuk mund të vizitojë Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, teksa ka ftuar ata që mund ta vizitojnë që të shkojnë sa më shpesh që të munden.

Ndërsa Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, ritheksoi dëshirën e qytetarëve të Luginës së Preshevës që të kenë në vizitë presidentin e Kosovës.

Arifi: Lugina dëshiron ta ketë presidentin Thaçi në vizitë

“Ne kemi dëshirë që të vini ju në Preshevë, ta kërkoni lejen, nëse në fund të fundit ju kërkojnë një kërkesë, e bëni kërkesën, nuk ka kurrfarë të keqe aty, por ne shqiptarët e Luginës së Preshevës kemi dëshirë që ta kemi presidentin aty dhe të jepet një simbolikë e veçantë... Atëherë nuk flet asgjë kundër, të kemi një president të një vendi, me të cilin negociohet në Bruksel, me vendin ku minoriteti i tyre është prezent, që është nën administratën serbe, fatkeqësisht, ashtu sikurse që ka qenë  presidenti serb në veri të Kosovës. Nuk është asgjë jashtë normalitetit evropian”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test