Shkrimtari i publicisti Kim Mehmeti përmes një postimi në Facebbok ka reaguar rreth vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë, dhe deklaratave të tij.
Mehmeti thotë se presidenti i Serbisë iu tregoi burrështetasve trutrashë në Kosovë se ai ende e adhuron Sllobodan Millosheviqin, e nuk është i hidhëruar pse ka lënë pas vetes varreza masive, por pse ka humbur betejat dhe i shpëtuan të gjatë disa për të treguar krimet e hordhive serbe.
“Presidenti serb erdhi në Kosovë që t’u tregojë burrështetasve të atjeshëm trutrashë, si dhe opinionistëve të ‘pavarur’ që u bën deputet e këshilltarë partiakësh, atë që kurrë nuk e kanë kuptuar: se politikanët serb – si dhe shumë qarqe evropiane – ende e adhurojnë Millosheviqin dhe se, ‘Kasapit të Ballkanit’ ata nuk i hidhërohen pse la pas vetes varreza masive, me fëmijë e nëna shtatzëna në to, por pse i humbi betejat dhe, pse i shpëtuan të gjallë që do tregonin për krimet që kishin bërë hordhitë serbe”, ka shkruar Mehmeti.