Limaj i përgjigjet Vuçiqit: Koha kur Serbia vendos për Kosovën ka përfunduar në vitin 1999 - Bota Sot
Limaj i përgjigjet Vuçiqit: Koha kur Serbia vendos për Kosovën ka përfunduar në vitin 1999

Aktuale

Limaj i përgjigjet Vuçiqit: Koha kur Serbia vendos për Kosovën ka përfunduar në vitin 1999

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:21
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i është përgjigjur për herë të parë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ditë më parë deklaroi se nuk e donë liderin e Nismës në krye të dialogut Kosovë- Serbi.

Limaj, i cili është votuar në Qeverinë e Kosovës si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, ka thënë se koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtatën atyre ka përfunduar në vitin 1999.

“Serbia pat provuar të gjejë kinse shqiptarë të ndershëm, madje deri në Rambuje dhe kjo logjikë ka përfunduar. Askush s’ka qejf me u ulë me Vuçiqin i cili ka qenë ish ministër i Millosheviçit, por ai është përfaqësues i delegacionit serb dhe duhet të ulemi e të bisedojmë”, ka thënë Limaj në mediat vendore.

Prishtina, Sarajeva, Zagrebi, Brukseli, Parisi, Londra e Berlini, Limaj thotë se e dinë kush është Vuçiqi.

“Ai ka qenë projektues e zbatues i spastrimeve etnike në Kroaci, Bosnje, krejt e dinë kush është ai, por është përfaqësues i qytetarëve serb. Ne duhet fokusohemi të zgjedhim temat të cilat janë në interes me Kosovën”, ka shtuar Limaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...