(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë filluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takojnë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.
Temë kryesore e takimeve është gjendja politike në Kosovë, Shqipëri e rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Kryeparlamentari Veseli dhe zëvendëskryeministrat Limaj e Gashi do të diskutojnë në takime me krerët e shtetit shqiptar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe për nevojën e unifikimit të skenës politike në Kosovë gjatë për çështjen e dialogut.
***
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në Shqipëri. Gjatë ditës do të ketë takime të ndryshme.
Me të janë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ministri Dardan Gashi, shefi i kabinetit të tij, Blerand Stavileci, dhe i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.