Prokuroria Speciale sot ka nxjerr 20 mijë emra nga lista e veteranëve, e për të cilët theksohet se janë veteranë mashtrues, përcjell “Bota sot”.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, është befasuar kur ka parë emrin e tij, në mesin e listës së veteranëve mashtrues.
Për këtë, ai i është drejtuar edhe ish-prokurorit Elez Blakaj, për të marrë informacione shtesë lidhur me këtë çështje.
Ndërsa, Blakaj iu ka përgjigjur ish-ushtarit, duke i thënë se, ka gjasa që rreth 2000 të tjerë i kanë përfshi tek pastaj, që siç thotë ai, me kompromitu rastin.
“Për emrat e ri, rreth 2000 të tillë, që i kanë përfshi tani nuk jam në dijeni, ka gjasë që më qëllim i kanë përfshi për me kompromitu rastin”, ishte përgjigja e Blakajt.
Ja përgjigja e plotë e Blakajt: