Reagon edhe një tjetër ish-ushtar i UÇK-së: Kam kontribuar që nga fillimi i luftës - Bota Sot
Reagon edhe një tjetër ish-ushtar i UÇK-së: Kam kontribuar që nga fillimi i luftës

Aktuale

Reagon edhe një tjetër ish-ushtar i UÇK-së: Kam kontribuar që nga fillimi i luftës

Nga: N.H Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:05
Sami Hoxhaj gjatë luftës së fundit

Ditën e djeshme janë publikuar listat me emrat e veteranëve të Zonave të Operative që kanë vepruar gjatë luftës.

Tek lista si veteran i rrejshëm, ndodhet edhe emri ish-ushtarit të UÇK-së, Sami Hoxhaj.

Sami Hoxhaj nga Cermiani i Komuna së Gjakovës, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se njëjtë sikurse shokëve, edhe atij iu ka bërë e padrejtë, duke e përfshirë kështu në listën e veteranëve të “rrejshëm”.

Hoxhaj për gazetën deklarohet se, ka kontribuar që nga fillimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E njëjta gjë e padrejtë mu ka bërë edhe mua sikurse shokëve të mi. Po figurojë në listat e veteranëve të rrejshëm. Unë kam kontribuar që nga fillimi i luftës në bartjen e armëve”, deklaron ish-ushtari i UCK-së.

Me tej, ai shton se, ka qenë edhe pjesëtar UQPMB-së, për dy muaj, ndërsa, për gjitha këto thotë si i posedon edhe faktet.

“Kam qenë edhe në Preshevë si pjesëtar i UQPMB-së, për dy muaj, ndërsa deri në vitin 2005 si pjesëtar i TMK-SË, për këtë kam fakte të mjaftueshme”, ka deklaruar Hoxhaj për gazetën “Bota sot”.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...