Isufi: Blakaj dezertor, iku nga atdhe dhe la turpin prapa - Bota Sot
Isufi: Blakaj dezertor, iku nga atdhe dhe la turpin prapa

Aktuale

Isufi: Blakaj dezertor, iku nga atdhe dhe la turpin prapa

Nga: N.H Më: 17 shtator 2018 Në ora: 23:24
Ahmet Isufi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur dezertor të drejtësisë, ish-prokurorin Elez Blakaj.

Isufi thotë se, lista e publikuar me emrat e veteranëve të rrejshëm ngjasojnë me lista të përgatitur nga UDB-ja.

Me tej, ai thotë se, lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë ti dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet.

Ja postimi i plotë i Isufit:

Mbane kokën lartë gjithmonë veteran? të lirisë.

Lista e Elez Blakajt, prokurorit dezertor të drejtësisë, më gjasoi më shumë me listën e përgaditur nga UDB-ja e regjimit të Millosheviqit.

Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Millosheviqi sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut.

Kur e pashë emrin e Rexhep Maksut Veselit (Fisit) u çudita pse nuk ishte edhe emri im sepse kemi qenë të akuzuar nga Prokuroria e Vranjës, për gjoja krime lufte. E mora vetëm këtë shembull për të treguar se u ndjeva i irituar edhe për të gjithë juve që gjendeni në kë listë .

Bashkëluftëtarë e veteranë, ju nuk keni luftuar as për famë as për benificione por, as nuk keni luftuar për një ‘drejtësi’ të padrejtë që fyen dinjitetin tuaj.

Ky dezeror dhe ky manipulues i drejtësisë iku nga atdheu dhe la turpin prapa.

Lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë ti dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet.

Turpi i mbuloftë të gjithë ata që fyejnë vlerën më të shenjtë të lirisë-UÇK-në.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...