Haradinaj thotë se kufijtë e Kosovës s’do të ndryshojnë - Bota Sot
Haradinaj thotë se kufijtë e Kosovës s’do të ndryshojnë

Aktuale

Haradinaj thotë se kufijtë e Kosovës s’do të ndryshojnë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 23:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën, deklaroi se nuk do pranohet një marrëveshje me Serbinë për korrigjim të kufijve.

Haradinaj në studion e ‘Opinion’, tha se nuk e konsideron një projekt serioz.

“Të gjitha këto që kanë ndodhur, nuk më lejojnë të mendoj se presidenti Thaçi e ka menduar si një projekt serioz. Unë mendoj se është një taktikë politike e tij”, ka deklaruar ai.

Kryeministri u shpreh për një marrëveshje të tillë me Serbinë është dhe do të jetë kundër.

“Ne e respektojmë vlerat e serbëve të Kosovës. Përkundër të kaluarës tonë tragjike. Ne nuk do shkojmë tek zgjidhja deri tek korrigjimet në territor. Ne nuk e hapim të kaluarën tonë. Nuk ka kthim pas, edhe vendet që nuk na njohin, vitin që vjen, këto vende do të na njohin. Ne do të luftojmë për tu bërë anëtarë të NATO-s. Kufiri nuk do të ndryshojë. Ne nuk do të lejojmë të preken kufijtë tanë”, ka thënë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...