Haradinaj zbulon bisedën me Thaçin: Më tha që vetëm po taktizon për Preshevën - Bota Sot
Haradinaj zbulon bisedën me Thaçin: Më tha që vetëm po taktizon për Preshevën

Aktuale

Haradinaj zbulon bisedën me Thaçin: Më tha që vetëm po taktizon për Preshevën

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:01
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Njëri lider thotë se nëse ndodhë shkëmbimi ose korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi do të ketë luftë, ndërsa tjetri thotë se kjo marrëveshje do të ndihmonte Kosovën drejtë anëtarësimit në OKB dhe BE. Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, temën e shkëmbimit të territoreve nuk e kanë folur asnjëherë seriozisht. Por, Haradinaj megjithatë zbulon se Thaçi i ka thënë se kur po flet për Preshevën vetëm po taktizon përballë Beogradit.

“...e ka prezantu si një debat taktik politik, si kundërpërgjigje ndaj retorikës që vjen nga Beogradi”, ka thënë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për takimet me Presidentin Hashim Thaçi, ku kanë përmendur çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Haradinaj, ka thënë se Thaçi nuk e ka seriozisht. Derisa, Presidenti Thaçi temën e shkëmbimit të territoreve e ka përmendur si temë serioze në konferencat e shumta për media, në takime me përfaqësues të Bashkimit Europian, por edhe në konferencën e përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u mbajt në Alpbach të Austrisë.

 “E kam hap dy herë këtë. Nuk e ka trajtu si temë të këtillë çfarë njihet në opinion, por e ka prezantu si një debat taktik politik, si kundërpërgjigje të retorikës që vjen nga Beogradi dhe pretendimeve të tyre, qofshin ato territoriale apo pretendime të tjera në Kosovë”, ka thënë mbrëmë Kryeministri Haradinaj në emisionin “Opinion”, te Blendi Fevziu.

Ai gjithashtu tha se nga të gjitha informatat që i ka mbledhur, e ka të vështirë të besojë se Presidenti Thaçi e ka trajtuar këtë temë seriozisht, “...ndoshta ka mujt me qenë një lloj taktike, taktizim, një debat publik taktik, por nuk e shoh si projekt serioz”.

Haradinaj madje, Bashkimin e Preshevës me Kosovën e ka quajtur përrallë pasi Serbia sipas tij nuk e jep atë territor pa luftë.

“I kam njoft nga afër gjithë ata djem të Preshevës që kanë luftu të UCPMB’së i kam shokë, ata jetojnë në Kosovë, s’guxojnë me u kthy andej, Serbia s’ju ka lënë një lapidar, janë përralla ato që ti po e merr Preshevën, përrall me mbret. Po pate fuqi, tyta të zjarrit, po pate njerëz, po pate vendosmëri, vendimmarrje, po pate aleatë, po nuk hyhet në shkëmbime si jemi ne sot..."

E kur fillimisht nisi të përmendet kjo ide nga ana e Presidentit Thaçi, Haradinaj pat folur bindshëm, duke thënë se ndërrimi, shkëmbimi, korrigjimi i kufijve çojnë në luftë dhe destabilizim në rajon.

Për këtë deklaratë të Haradinajt, pati reaguar edhe Thaçi duke thënë se lufta është kryer në 99’ën dhe “... këta që po kërkojnë luftë, po nxisin trazira”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...