Rexhaj, LDK-së dhe VV-së: Po jau livrit Hasha qysh po don! - Bota Sot
Rexhaj, LDK-së dhe VV-së: Po jau livrit Hasha qysh po don!

Aktuale

E hënë, 15 tetor 2018

Rexhaj, LDK-së dhe VV-së: Po jau livrit Hasha qysh po don!

Nga: A.ZH Më: 20 shtator 2018 Në ora: 19:13
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dërguar një pyetje Gjykatës Kushtetuese, me anë të së cilës i ka kërkuar këtij institucioni që t’ia sigurojë të drejtën që vetëm më nënshkrimin e tij ta fusë në fuqi marrëveshjen Kosovë-Serbi, që ai po synon të arrijë, me anë të këmbimit të territoreve.

Kjo kërkesë e presidentit, sipas raportimeve, u është dërguar edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përmes kryeparlamentarit Kadri Veseli, Deputetët kanë të drejtë t’i japin komentet e tyre deri më 28 shtator.

Duke komentuar në lidhje me këtë kërkesë të presidentit, publicisti Xhevat Rexhaj, ka thënë se Thaçi “po luan në të gjitha pozicionet”.

Në një postim në Facebook, Rexhaj ka krahasuar Thaçin me presidentin turk  Rexhep Tajip Erdogan.

Ai ka thënë se është befasuar pse deputetët e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë treguar ende për këtë letër të Thaçit, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

Hashimi luen n' tana pozicionet ( fatkeqesishte), por ja pranoi se luen k... me te gjithe. Me keto levizje Hasha e paska sigurue fuqizimin e tij si Erdogani.

Po me befason dicka, pse deputatat e lydyky - se dhe VV- jcat nuk kane tregue per kete leter te Hashes qe ua ka dorezue KTY Kadri ja.......

Po jau livrit Hasha qysh po Don!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test