Konjfuca: Isha në zyrë të Shpend Ahmetit, këto ia thashë para se të ndahej partia - Bota Sot
Konjfuca: Isha në zyrë të Shpend Ahmetit, këto ia thashë para se të ndahej partia

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

Konjfuca: Isha në zyrë të Shpend Ahmetit, këto ia thashë para se të ndahej partia

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:03
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për kohën e përplasjeve mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, para se një grup anëtarësh ta braktisnin atë.

Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se ka bërë përpjekje për ta mbajtur të bashkuar partinë.

“Kam qenë në zyrë të Shpend Ahmetit. Shkova në Komunë... Ishte përpjekja ime e fundit për t’ia dhënë një shtytje përpara, asaj që e mendoja në kokën time”, ka treguar ai.

“Vazhdimisht takohesha me Albinin, dhe plot të tjerë... dhe takohesha me grupin e tyre. Shpendin, Visarin (Ymerin), Dardan Molliqajn”, ka kujtuar Konjufca.

Ai ka treguar se me Molliqajn ka pasur “takime bazike, dhe disa orëshe”. Me ish-kolegun ka thënë se ka “çarë dërrasa”.

“Pasi merrja qëndrimet, mundohesha t’ia jepja një formë projektit, cila është zgjidha për VV për të ecur përpara”, ka thënë ai.

“I shkova Shpendit me idenë time si është më mirë të ecet përpara”, ka thënë ai, duke theksuar se bëhej fjalë për tri pika kryesore.

Premisa e parë, sipas Konjufcës, ishte se nuk mund të diktohej se kush do të jetë kryetar i VV’së.

Konjfuca ka thënë ta ketë porositur Ahmnetin ta sfidojë Kurtin në zgjedhje për kryetar.

E dyta, sipas tij, ka qenë hartimi i një platforme dhe përgatitja e një pakoje reformash.

“Nëse s’bëhet pako e reformave, edhe unë po dal prej VV’së”, ka treguar Konjufca t’i ketë thënë Ahmetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test