Prokuroria e mbyllur, nuk tregon sa ankesa kanë bërë veteranët e “vërtetë”! - Bota Sot
Prokuroria e mbyllur, nuk tregon sa ankesa kanë bërë veteranët e “vërtetë”!

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Prokuroria e mbyllur, nuk tregon sa ankesa kanë bërë veteranët e “vërtetë”!

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Të dielën u publikua listën me emrat e 20 mijë veteranëve që prokuroria ka thënë se kanë përfituar pension kundërligjshëm.

Menjëherë pas publikimit të kësaj liste ‘plasën’ reagime e kundërreagime ku shumë veteranë “të vërtetë” e gjen vetën aty.

Përkundër kësaj prokuroria nuk dha ndonjë sqarim të detajuar se pse ndodhën të gjithë ata emra në listë, andej edhe vërshuan ankesat në zyrat e prokurorisë.

Mediat vendore nga dita e publikimit të listave po vazhdojnë të raportojnë për ankesat e që po bëjnë veteranët, por edhe për dëshmitë që veteranët të cilët figuronin në lista kishin kontribuar në mënyrë ose tjetrën në luftën e fundit në Kosovë.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, i cili ka qenë i mbyllur sa i përket numrit të ankesave që janë drejtuar atje deri më tani.

Ai ka thënë se nuk mund të tregoj se sa ankesa kanë pranuar deri tani sepse ende janë në pritje të tyre.

‘’Për këtë çështje nuk mund të flas për momentin, jemi në pritje. Njerëzit janë duke i dorëzuar dokumentet. Diçka më shumë nuk mund të them’’, ka përfunduar Lutfiu.

Mirëpo, më ne fund ka pasur edhe reagim nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai tha se asnjë nga 20 mijë emrat e publikuar si veteran të rrejshëm nuk janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pohuar se secili prej këtyre 20 mijë personave, emrat e të cilëve u publikuan ditë më parë, në një farë mënyrë kanë kontribuar për luftë, por shton se të njëjtit mund të mos i kenë plotësuar kriteret për ta fituar statusin e veteranit të UÇK-së. Në anën tjetër njohës të çështjeve të drejtësisë e shohin të domosdoshme një rishikim të aplikacioneve nga një komision i ri qeveritar.

Skandali që goditi Kosovën me listat e fryra të veteranëve të rrejshëm bëri që prokuroria Speciale e Kosovës të ngrit aktakuzë kundër 12 anëtareve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi.net ka siguruar aktakuzën e plotë, mbi 900 faqe, që Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të KPRK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test