Kurti: President Pinokio – zgjeron rrenën, jo territorin - Bota Sot
Kurti: President Pinokio – zgjeron rrenën, jo territorin

Aktuale

E mërkurë, 24 tetor 2018

Kurti: President Pinokio – zgjeron rrenën, jo territorin

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:58
Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e zgjeron rrenën, e jo territorin.

Presidenti Pinokio, siç e ka quajtur Kurti, po e përdor si karrem Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin në aventurat e tij, sipas kreut të VV-së.

“Për të përfshirë të tjerët në aventurat e tij për shkëmbimin e territorit me Serbinë, Thaçi së pari tentoi të përdorë ulësen e Kosovës në OKB si karrem, dhe po vazhdon ta bëjë, sërish, duke tentuar ta përdorë regjionin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si karrem. Një zgjerim i rrenave, jo i territorit. President Pinokio?”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test