Veliu: LDK së shpejti me mocion votëbesimi për rrëzimin e Qeverisë - Bota Sot
Veliu: LDK së shpejti me mocion votëbesimi për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Veliu: LDK së shpejti me mocion votëbesimi për rrëzimin e Qeverisë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:15
Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu ka thënë se do të fillojnë procedurat për të nxjerr një mocion votëbesimi për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas tij bashkë me partitë tjera janë duke biseduar për të marr mbështetje për mocionin.

Madje Veliu thotë se ka përkrahje për ta rrëzuar Qeverinë edhe nga koalicioni qeveritar.

Veliu tha se nuk do ta përkrahin protestën e ftuar nga Vetëvendosje duke thënë se njëherë përnjëherë nuk e shohin të arsyeshme  për protesta.

Këto deklarata Veliu i dha pas mbledhjes që kryetari i LDK-së Isa Mustafa  ka mbajtur me grupin parlamentar të LDK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat